ALB UK TV

albuk tv

Rreth ALB UK TV

Alb UK TV u themelua në vitin 2018 si dritarja e parë informative për të gjithë shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar në gjuhën Shqipe dhe Angleze. Televizion është në  transmetim satelitorë  24 orë ne 24, në të gjithë Evropën nëpërmjet platformave IPTV , njëkohësisht  dhe në SHBA e Kanada.

Janari i 2019-tes do të shënonte një hap të rëndësishëm në transmetimin Hight Definition, ku kjo cilësi është garantuar në të gjitha kanalet IPTV-ve, Alb UK TV HD. Programacioni i pasur, stafi i profesionistëve e bëjnë Alb UK TV një ekran shumë të dashur kudo në Diaspore. Televizioni ka në dispozicion të prodhimit të tij 2 studio televizive në Londër dhe 1 ne Shqipëri, të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Alb UK TV është i vetmi televizion në Mbretërinë e Bashkuar me personel te kualifikuar dhe profesionistësh të cilët konkurrojnë denjësisht kolegët e tyre në Europe. President Mr IAN PELHAM TURNER ( Gazetar i BBC SKY NEW SCNN ITB MBC) .Autorët, prezantuesit dhe producentët falë përkushtimit, realizojnë programe me shikueshmëri të lartë, në Shqip dhe Anglisht për të gjithë bashkombasit tanë. Presidenti i Nderit ne bashkëpunim me Z. Kastrati është  ideator i Albaniasat operatorit pare Shqiptar.

Përmendim transmetimet “live” të emisionit Diaspora. Një emision në Shqip me të ftuar nga komuniteti Shqiptar që jetojnë jashtë Shqipërisë. Personalitete të njohur me karrierë dhe veprimtari te madhe jashtë Shqipërisë ne një bashkëbisedim live ne emisionin Diaspora vetëm në kanalin Alb UK TV.

“Talent Show” ky SHOW  gjigand organizohet një herë në vit nga Alb UK TV dhe në bashkëpunim me Juliana Shalla, Edita Krasniqi dhe Ina Veneti. Prezantuar nga dy moderatorët e ALB UK TV Dafina Rama dhe Anita Kalemi.

Në këtë talent SHOW për vitin 2018, nga 39 konkurrent të shkëlqyer u shpallën tre fitues në kategorinë e valleve, tre në recitim dhe tre në këngë.

Mbulime dhe komente maratonë të të gjitha ngjarjeve me rendësi në Shqipëri dhe ne Londër që nga viti 2018, si dhe transmetim ekskluziv të evenimentit për 29 Nëntorin “Java Shqiptare në MB” i cili u organizua me rastin e festës mbarë Kombëtare të Pavarësisë dhe të Çlirimit, Komuniteti Shqiptar në Britaninë e Madhe në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë dhe Kosovës.

Realizimi i koncertit madhështor “Rrugëtimi i Kombit”, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Nën logon e Alb UK TV, publiku informohet, argëtohet dhe edukohet nga programet më të mira në Diasporën Shqiptare, të sjella në ekran nga moderator të suksesshëm dhe profesionistë.

“Big ALB Biz” një emision nga gazetare dhe moderatore Enkeleda Berisha që ka si qëllim komunikimin e drejtpërdrejtë me teleshikuesit ku ata bëhen protagonistët e mbrëmjes, trajtohen tema të ndryshme sociale. Emisioni transmetohet çdo të Martë ora 20:00 dhe ka një kohëzgjatje prej 90 minutash.

Rockabillia: Një emision muzikor informativ nga Dafina Rama dhe Ervin Gjonaj. Ky emision është hapësira e vetme televizive që sjell për publikun të gjithë zhanrin Rock & Roll/Metal si dhe informacionet sesi lindën këngët që kanë bërë historinë e Rock. Nën drejtimin ekselent të dy moderatorëve, publikut i serviren tingujt e muzikës aq të dashur që nga lindja e Muzikës Rock e deri në ditët e sotme duke përfshirë grupe nga Shqipëria dhe anembanë botës. Hitet e muzikës Rock, histori, informacione si dhe rubrika “si sot qëmoti” e bëjnë emisionin argëtues dhe shumë të ndjekur si dhe emisionin e vetëm të këtij lloji në plotformën televizive Shqiptare. Emisioni transmetohet çdo të Shtunë në orën 15:00 dhe ka një kohëzgjatje prej 60 minutash.

ZONË VIP: Të rejat e showbizit Shqiptar dhe atij të huaj nga : Anita Kalemi dhe Anna Kola. Çdo javë informacione të reja rreth jetës së vipave thashetheme, lidhje , ndarje, lifestyle dhe projekte të reja. Çdo gjë rreth jetës private dhe asaj profesionale. Emision  jepet live ditën e dielë ora 17:00 pm dhe ka një kohëzgjatje prej 45 minutash.

E-Show  ështe një talk show me personazhe VIP, nga Ermal Qori. Çdo javë ftohet nga një personalitet i njohur Shqiptare i cili bëhet pjesë e intervistës  së ndërtuar me lojra, duke sjell  të qeshura ,argëtim  dhe Show për publikun. Emisioni transmetohet ditën e enjte ora 20:00 dhe ka një kohëzgjatje prej 45 minutash.

Argetohu Shqip me Aniten ; është një emision për fëmijë vetëm në Shqip nga Anita Kalemi. Kënge , vjersha dhe lojëra për fëmijë janë fokusi i emisionit si dhe kultivimi i gjuhës shqipe për gjeneratat e reja. Emisioni transmetohet ditën e mërkure ora 16:00 pm, kohëzgjatja 40 minutash .

“ Personazh Alb” Emision nga Graciela Kiri. Live nga muaji Maj 2018. Në këtë emision, janë të ftuar personazhe të suksesshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo vetëm. Një dritare prezantuese, ku secili ka mundësi të ndajë me teleshikuesin, momentet më të veçanta, sfidat, vështirësitë, arritjet e veta në jetë. Emisioni vjen çdo  të shtunë për kënaqësinë e shikuesve të Alb UK TV.

LIGJ DHE DREJTËSI ,ky  emision ka si qëllim trajtimin dhe këshillimin e çështjeve të emigracionit dhe të drejtat e njeriut. Është Avokati Naim Hasani i cili i përgjigjet telefonatave tuaja drejtpërsëdrejti. Emisioni transmetohet të martave, çdo 2 javë ora 20:00 dhe ka një kohëzgjatja prej 120 minutash.

Emisjoni 100% Shqip, Ky emision eshte formuar për te shpalosur dhe diskutuar mbi Shqiptarët që jetojne në Diaspor dhe jo vetëm. Diskutim rreth politikes aktuale ne Shqipëri I drejtuar nga Alban Nuredinaj, vjen çdo te Djelë ne orën 15:00 vetëm ne Alb UK TV.

ALB UK TV NEWS  Flash news në televizionin e Alb UK TV. Lajmet e fundit që ndodhin në Britani dhe Shqipëri. Çdo gjë që i intereson komunitetit Shqiptar në Britaninë e Madhe, për të sjellë tek shikuesit gjithçka që ndodh ne kohë reale.

Tendence Një emision me temë sociale nga Gledis Tarazhi. Emisioni ka në qendër të vëmendjes krijimet artistike dhe trendët e fundit në të gjitha fushat, të sjella ekskluzivisht për publikun. Së bashku me paraqitjen e materialeve ka edhe të ftuar përkatës .Emisioni transmetohet ditën e Hënë ora 20:00 dhe ka një kohëzgjatje prej 30-35 minutash nga Gledis Tarazhi.

Une Guxoj Emisioni ka për qëllim prezantimin e personazheve të ndryshme të cilët janë kthyer në inspirim për Komunitetin Shqiptar ne Britani. Historitë e jashtëzakonshme të secilit personazh vijnë mjaft natyrshëm në një bisedë miqësore duke vozitur me makinë në rrugët Londineze. Personazhet tregojnë rrugëtimin e tyre nga Shqipëria e Madhe deri në ditët e sotme. Por në fakt secili personazh duhet të guxojë me lojëra të ndryshme. Të guximshëm jo vetëm në jetë por dhe në emision  Une Guxoj transmetohej çdo të Premte në Alb UK Tv ora 19:00 për 90 minutash.

Gjithashtu përmendim emisionin “Kush Jam Une” nen drejtimin e psikologes dhe sipërmarrëses se njohur Mirela Sula.

Alb UK TV  ka bërë disa emisione për ngritjen e emrit  të Shqiptarëve, në gjuhën Shqipe dhe në gjuhën Angleze, duke ftuar ne studiot e televizionit  të rinj e të reja të komunitetit. Gjithashtu Alb UK TV po bashkëpunon me gazetarë te ndryshëm me emër, përfshirë edhe komentator të familjes Mbretërore që të favorizoje ngritjen e emrit të Shqiptarëve.  Alb UK TV me emisione serioze dhe legale u është kundërpërgjigjur mediave gjigande për te mbrojtur dhe ngritur sa me larte emrin e Shqiptareve ne Britani.

Alb UK TV është media e vetme prezentë ne shume evenimente qe ndodhin ne Londër përfshirë edhe evenimentet qe ndodhin ne Ambasadën Shqiptare dhe atë te Kosovës.

Te gjitha këto e shume projekte te reja vetëm ne Alb UK TV!

Close Menu