
ALBUK TV ORIGINAL
KONTRAST
XHESIKA POLESHI
-
Kontrast Episodi 1
Historia e trishtë e familjes Sh. Fillon emisionin "Kontrast" këtë të enjte. Një baba, jeton vetëm me djalin e tij pasi para disa viteve është divorcuar nga bashkëshortja. Ata gjenden në kushte të mjerueshme jetese, ku as bukën e femijës nuk mund ta sigurojn dot. Shpresa për të rritur një djalë të mirë, është ajo që e mban gjallë këtë baba. Sot ai bën thirrje për ndihmë nga të gjithë bashkkombësit e tij! -
"Kontrast"
Katër pjestarët e familjes Seiti, gjenden në grahmat e fundit... Këtë të enjte në emisionin "Kontrast" kemi një tjetër histori të dhimbshme. Zonja Irushe jeton me bashkëshortin, nënën dhe vajzën e saj 14 muajshe. Një familje ku varfëria dhe skamja kanë mbizotëruar në jetën e tyre. Bashkëshorti i zonjës Irushe mundohet që të nxjerri bukën e gojes me çdo lloj pune që mund t'i dali. Por edhe pas kaq shumë përpjekjesh i vetmi rezultat është vetmia e braktisja...na ndiqni sonte në ekranin e ALB UK TV -
Kontrast Episodi 2
Këtë të enjte në emisionin "Kontrast" sjellim historin e familjes Shera, e cila përbëhet nga 7 antarë dhe jetojnë në kushte ekstremisht të vështira. Pesë femijet e kesaj familje shpesh here shtihen për të fjetur me stomakun bosh. I vetmi burim të ardhurash është puna e babait të tyre, i cili punon me ditë ku mundet të gjejë. Një tjetër histori që do te transmetojmë është dhe historia e familjes Bega. Esmeralda Bega jeton e vetme me djalin e saj 10 vjecar në një shtëpi të rrënuar nga tërmeti. Dita ditës punon në shtëpi të cilat e marrin nê telefon për të pastruar. Esmeralda e ka rritur djalin e saj vetëm pasi është ndarë nga bashkëshorti dhe tani kërkon ndihmë nga televizioni ynë për të jetuar dhe ajo si të gjithë të tjerët. Në pjesën e dytë do të zhvillojmë intervistë me psikologen Aljona Jonuzi, ku do të jepen këshilla, sugjerime në raport me fëmijet dhe menaxhimin e stresit.