Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar se ka shprehur vërejtje për draftin e Asociacionit të komunave serbe në Veri, të prezantuar nga europianët dhe amerikanët më 21 tetor.
Kurti nuk pranoi të jepte detaje për takimin e djeshëm të zëvendësit të tij, Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Megjithatë, ai u shpreh se drafti i modernizuar për Asociacionin, është më i avancuar se marrëveshja e vitit 2013.
“Për hir të konfidencialitetit të draftit, unë nuk mund të flas për vërejtjet dhe kritikat e mia. Ato janë shumë të rëndësishme, ia kam përcjellë emisarit evropian përmes zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, më 24 tetor, dy ditë para se të takohemi në Bruksel. Ky është draft krejt tjetër dhe më i avancuar, por kjo s’do të thotë se ne jemi të kënaqur, ndaj unë kam shprehur kritikat”, u shpreh ai.
The post Drafti për Asociacionin e komunave serbe, Kurti: Marrëveshja është më e avancuar, por kam shprehur kritika te Lajçak appeared first on .