Deputeti Kreshnik Çollaku ka deklaruar për mediat pas sherrit me kolegun Dashnor Sula se ajo që ndodhi ishte një incident i turpshëm.
Ai shtoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të ndodhte një incident i tillë, si ai me deputetin tjetër demokrat.
“Sqaroj opinionin publik lidhur me incidentin e turpshëm që ndodhi sot. Kam 30 vjet i angazhuar në politikë. Nuk flas për veten, por mbase sot është dita. Ja një prej studentëve të dhjetorit ’90. Jam themelues i PD-së dhe një prej drejtuesve të forumeve rinore që mes armëve organizonim rezistencë në kushte kur jeta nuk ishte e sigurtë.
Kam dashur një PD evropiane dhe të reformuar. Nuk kam pasur pengesë për të thënë idetë e mia. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do gjendesha në një situatë të tillë. Unë jam anëtar i komisionit për Çështjet Evropiane. Kam marrë pjesë si i ftuar nga kryetarja Tabaku.
U gjenda në sallë me një situatë surprizë, mbledhja drejtohej nga nënkryetarja dhe të pranishëm ishin ish-kolegë që s’janë anëtarë të komisionit, por nuk u shqetësova. Për shkak të rrëmujës, edhe pse unë e mbështes kërkesën e tyre për komisionet parlamentare, nuk arrita dot të dëgjoja ministren për integrimin dhe t’i thoja se qeveria e Ramës është përgjegjëse për vonesën e plotësimit të hapave për integrimin”, u shpreh ai.
The post Incidenti me Dashnor Sulën, Çollaku reagon pas sherrit: Nuk e kisha imagjinuar kurrë, ish-kolegu realizoi një skenë të turpshme appeared first on .