Ish kryeministri Sali Berisha në takimin me ekspertë të ekonomisë thotë se buxheti i vitit 2024 është tepsia e pushtetit dhe miratohet në klube me tava bakllavaje.
Sipas Berishës, ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë.
Berisha përsëri edhe njëherë qëndrimin e deputetëve të opozitës, të cilët nuk do të ndalin aksionin e nisur në parlament derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
“Buxheti miratohet në klube me tava bakllavaje me pretendimin se kjo do jetë bakllavaja e popullit, Miratohet në zoom, në kundërshtimin më flagrant te ligjeve, të cilat parashikojnë zoom në gjendje të jashtëzakonshme dhe pandemi. Por në shtetin e mafies ligji nuk ka vlerë. Kjo që shohin shqiptarët ka lidhje me një problematikë që nuk ka ekzistuar kurrë në historinë këtij vendi.
Buxheti, ngjarja më e madhe parlamentare e vitit kalon në mënyrë klandestine vjen për shkak të mohimit të plotë të të drejtave kushtetuese të atyre që përfaqësojnë 600 mijë shqiptarë të cilët me gjithë kushtet tejet të veçanta nuk u shitën, nuk u blenë, nuk u trembën, por votuan kundër qeverisë dhe për deputetët e saj.
Natyrisht mohimi i këtyre të drejtave kushtetuese në parlament përbën de facto ekzekutimin politik të opozitës dhe përfaqësuesve të saj në parlament.
Por deputetët e opozitës kanë vendosur të qëndrojnë në parlament me një qëndresë pa kthim, betejë pa kthim për rivendosjen e të drejtave kushtetuese”, tha Berisha.
The post “Buxheti miratohet në klube me tava bakllavaje”- Berisha: Aksioni i opozitës në parlament, qëndresë pa kthim appeared first on .