Rishi Sunak ka lëshuar një deklaratë mbi vendimin e Gjykatës së Lartë për mos dërgimin e emigrantëve në Ruandë, duke thënë se qeveria do të shqyrtojë se çfarë hapash do të ndërmarrë më pas.
Sipas tij, vendimi për të dërguar emigrantët e paligjshëm në Ruandë ishte në përputhje me ligjin.
“Ne e kemi dëgjuar vendimin e sotëm dhe tani do të shqyrtojmë hapat e ardhshëm. Ky nuk ishte rezultati që donim, por ne kemi shpenzuar muajt e fundit duke planifikuar për të gjitha dhe jemi plotësisht të përkushtuar për ndalimin e varkave.
“Migrimi i paligjshëm shkatërron jetë dhe u kushton taksapaguesve britanikë miliona paund në vit. Ne duhet t’i japim fund dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për ta bërë këtë.
Sepse kur njerëzit e dinë se nëse vijnë këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndrojnë, atëherë ne do të ndalojmë mbërritjen e tyre”, tha Sunak.
Kryeministri do të mbajë një konferencë për shtyp në Downing Street në orën 16:45, ku pritet të sugjerojë një tjetër vend për dërgimin e emigrantëve.
The post Gjykata e Lartë ndaloi deportimin e emigrantëve në Ruandë, Sunak: Skema e vjetër, vendi i ri! appeared first on .