Nuk ishte sfida më e mirë e Shqipërisë në erën Sylvinho, por kjo ka pak rëndësi. Në fund, Sylvinho dhe të besuarit e tij arritën atë që duhej, atë që kërkonin, siguruan matematikisht një biletë për në “Euro2024”. Tekniku brazilian i besoi sërish të njëjtin formacion edhe ndaj Moldavisë, por ishte e dukshme që lojtarët kishin marrë udhëzimi të tjera, të qarkullonin topin, të ishin të kujdesshëm, për të mos i lejonin hapësira një rivali që lunte all-in, gjithçka për gjithçka.
Në shifra, Shqipëri mbajti 54% topin, krijoi 10 raste për gol, goditën 4 herë kuadratin, por arritën vetëm një herë të dërgonin topin në rrjetë, me anë të Sokol Cikalleshit nga pika e bardhë e penalltisë. Kjo nuk ishte një nga ato ndeshje, ku Asani dhe “snajperit” e tjerë kuqezi kishin mundësi të shenjtëronin kuadratin, mbrojtësit moldavë u kujdesën shumë në këtë pikë duke i bërë një mbulim nga afër.
Për fat të mirë, Shqipëria ka në dispozicion një super portier si Etrit Berisha, kjo u vërtetua edhe një herë teksa Berisha rezultoi lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 7.8. Pas Berishës me notën më të lartë, sipas faqes së specializuar “Sofascore”, vlerësohet Taulant Seferi.
Sulmuesi fitoi një 11-metërsh ndërsa punoi shumë edhe në fazën defensive, nota 7,4 për Seferin. Me të njëjtën notë u vlerësua edhe Nedim Bajrami. Kjo nuk ishte sfida më e mirë për “pistonat” kuqezi, teksa Hysaj dhe Mitaj ishin lojtarët më pak të vlerësuar.
The post Notat e Shqipërisë, Berisha bën heroin, Moldavia neutralizoi “snajperit” kuqezi appeared first on .