Armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit do të fillojë nesër në orën 7 të mëngjesit me orën lokale, ka njoftuar ministria e jashtme e Katarit.
Duke folur në një konferencë shtypi në Doha, një zëdhënës i ministrisë tha se grupi i parë i pengjeve do të dorëzohet në orën 16:00.
Dr Majed al Ansari tha se grupi i parë do të përbëhet nga 13 persona dhe familjeve do t’u jepet përparësi.
Palestinezët pritet të lirohen nga burgjet izraelite si rezultat i lirimit të pengjeve, shtoi ai.
“Fillimi i pauzës do të jetë në orën 7 të mëngjesit të së premtes, 24 nëntor, dhe do të zgjasë siç është rënë dakord për katër ditë”, tha ai.
The post Ishte faktori kyç në arritjen e marrëveshjes, Katari: Ja kur do të fillojë armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit appeared first on .