Nga Ferdinand Xhaferaj
Një ditë më parë, në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, kryeministri Rama u shpreh se: “Dëshiroj të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt. Sepse besojmë se çdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerën strategjike të një investimi të tillë jo thjesht për Shqipërinë, as për rajonin por për vetë NATO-n që do fitojë një tjetër akses të shpejtë në këtë anë të Europës për çdo rast të mbrojtjes së nevojshme.”
Duket qartë se megjithëse se z. Rama ka ofruar edhe territorin për bazën edhe bashkëfinancimin për të ndërtuar atë, ai thjesht u injorua nga Sekretari i Përgjthshëm i NATO-s.
Z. Jens Stoltenberg injoroi kryeministrin shqiptar sepse ai respekton gjeneralin Cavoli i cili më 4 maj të vitit 2021 nga porti i Durrësit do të shprehej se “porti i Durrësit ka një qasje strategjike, si i vetmi port me kapacitete për të realizuar dislokimin e trupave në rajonin e Detit të Zi”.
Theksoj se z. Christopher Cavoli është gjeneral në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara i cili shërben edhe si komandant i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara edhe si Komandant Suprem i Aleatëve në Evropë.
Kryeministri shqiptar e mëson NATO-n se me Porto Romanon, aleanca “do fitojë një tjetër akses të shpejt në këtë anë të Europës për çdo rast të mbrojtjes së nevojshme”. Kjo, pasi i ka dhënë akses arabëve në të gjithë portin ekzistues të Durrësit, i cili ka qasje strategjike për NATO-n.
E thënë më qartë, interesat korruptive e shtyjnë qeverinë shqiptare t’i kërkojë NATO-s që të ndërtojmë nga e para kapacitete në Porto Romano, kur këto kapacitete janë të gatshme në Portin e Durrësit.
Pra, duket qartë se ndërsa për NATO-n, Porti i Durrësit ka qasje strategjike, për qeverinë shqiptare Porti i Durrësit ka qasje korruptive.
Këtu qëndron arsyeja pse kërkesa e z. Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp, mbeti pa përgjigje nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, z. Jens Stoltenberg.
Për interes të qytetarëve theksoj se lidhur me bazat detare në tetor te 2019 ish ministria e mbrojties Olta Xhacka i ka berë një kërkesë komandës Europiane të NATO-s në Mons të Belgjikës që NATO të konsiderojë Pashalimanin për një bazë të re, për shkak të avantazheve që ofron edhe nga pozicioni gjeografik (kjo komandë drejtohet nga Gjeneral Cavoli).
Në përgjigje të kësaj kërkese, në Janar të 2020 NATO ka kthyer përgjigje zyrtare se ekspertët e Aleancës po e vlerësojnë situatën dhe do e marrin në konsideratë propozimin.
The post Balta e korrupsionit të portit të Durrësit nuk mund të pastrohet duke përdorur NATO-n appeared first on .