Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pronave të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili u arrestua si pjesë e një grupi kriminal pas zbërthimit të komunikimeve në SKY ECC.
Kështu Apeli i GJKKO ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për lënien nën sekuestrim të pronave të Gjokës.
Kujtojmë se Gjokës, i cili është shpallur edhe investitor strategjik, i janë sekuestruar 390 mijë metra katrorë tokë në plazhin e Velipojës me kërkesë të SPAK.
SPAK ka ngritur dyshimet se këto sipërfaqe toke janë përfituar përmes falsifikimit.
The post Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e Pëllumb Gjokës, pronat e biznesmenit mbeten nën sekuestro appeared first on .