Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar punonjësin e policisë i cili një ditë më parë u aksidentuar përballë drejtorisë së Policisë së Durrësit.
Sa i përket gjendjes shëndetësore, Balla ka thënë se efekti është në gjendje të mirë dhe se shumë shpejt dot t’i bashkohet trupës së policisë.
Gjithashtu ministri ka paralajmëruar ashpërsim të masave për të ndëshkuar shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
“Do të kërkojmë ashpërsinë e masave për shkelësit e qarkullimit rrugor. Kërkon ndryshim të kodit penal për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor”, ka thënë më tej ai.
The post “Do të kërkojmë ashpërsim të masave për shkelësit e qarkullimit rrugor”- Ministri Balla viziton efektivin e aksidentuar: Duhet ndryshim i Kodit Penal appeared first on .