Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me arrestimin Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, si të dyshuar lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, mbrëmjen e 29 nëntorit 2023.
Policia ka bërë me dije se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në krimin e rëndë.
Rasti është kualifikuar si “Vrasje e rëndë”.
“VRASJE E RËNDË -Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e prokurorisë.
Prokuroria e Shtetit do të kërkojnë 30 ditë paraburgim për të arrestuarit.
The post Vrasja e Liridona Murselit, policia sekuestron pistoletën me 19 fishekë dhe një makinë appeared first on .