Mëngjesi i sotëm ka nisur me një lajm të trishtë për mbarë popullin shqiptar. Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.
Lajmin e trishtë e njoftoi familja e aktorit të ndjerë. Ai nuk dha asnjë shenjë jete, orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa prej disa ditësh ishte intubuar dhe ndodhej në gjendje të rëndë në spital.
Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai, shquhet si një nga aktorët më të mirë në Shqipëri, i rreth 100 roleve në teatër dhe filma. Kabashi gjithashtu ka qenë edhe prezantuesi i aktiviteteve të shumta artistike.
Kabashi mes tjerash është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai Ka dhënë një kontribut të madh po ashtu në kinematografinë shqiptare, e një pjesë ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të ndryshme.
Më i veçanti mbetet ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Mirushi u shpall ‘Aktori më i mirë’ me rolin e Sadush Nezirit te komedia “Hija e tjetrit” e Ruzhdi Pulahës.
Me të njëjtin rol, u vlerësua ndër aktorët më të mirë edhe në ‘Festivalin Teatror Ballkanik’ të zhvilluar në Korinth të Greqisë. Në vitin 2002 fitoi gjithashtu çmimin e “Aktorit më të mirë” si protagonist ne Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002”.
Kabashi u vlerësua me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm në një event në Egjipt. Në 2014 u nderua me titullin “Nderi i Kombit” si dhe ndër vite është shquar si “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.
Disa nga projektet që ka realizuar ndër vitesh:
“Ne dhe Lenini”
“Nata”
“Edhe ashtu edhe kështu”
“Binarët”
“Nxënësit e klasës time”
“Dora e ngrohtë”
“Shoqja nga fshati”
“Zani partizani”
“Emblema e dikurshme”.
The post Sokrati’ shqiptar!Rolet e veprat e Mirush Kabashit që s’do të vdesin kurrë appeared first on .