Ministri i Emigracionit në Britaninë e Madhe, Robert Jenrick ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e ka konfirmuar vetë Jenrick, i cili ka thënë se ka mosmarrëveshje të mëdha me qeverinë e Rishi Sunak në lidhje me drejtimin e politikës për emigracionin.
Vendimi i dorëheqjes erdhi pasi qeveria publikoi legjislacionin që synon të mbështesë politikën e azilit në Ruandë, e cila është shpallur e paligjshme nga Gjykata e Lartë.
Ministrat thonë se legjislacioni do të parandalojë sfida të mëtejshme ligjore për emigrantët, por Jenrick tha në letrën e tij të dorëheqjes se projektligji “nuk shkon aq larg sa duhet”.
Jenrick ka sugjeruar më parë se qeveria mund të largohet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në këtë mënyrë projektligji për dërgimin e emigrantëve në Ruandë lejon ministrat të shpërfillin pjesë të ligjit të të drejtave të njeriut në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas planit të qeverisë, i shpallur për herë të parë në vitin 2022, disa azilkërkues që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar, do të dërgohen në Ruandë. Kjo është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të penguar emigrantët që të kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla
“Ankset për vendin janë shumë të larta që ne të mos ndjekim mbrojtjet më të forta të kërkuara për t’i dhënë fund garës së sfidave ligjore që rrezikojnë të paralizojnë skemën dhe të mohojnë pengesën e saj të synuar. Unë refuzoj të jem një tjetër politikan që i bën premtime publikut britanik për emigracionin, por nuk i mban ato”, tha Jenrick.
The post “Refuzoj të jem politikani që…”, Ministri britanik i Emigracionit jep dorëheqjen pas mosmarrëveshjes me Sunak për Ruandën appeared first on .