Sergio Perez dhe Red Bull ende nuk e kanë një kontratë për sezonin pasardhës dhe piloti i ka vendosur kushte skuderisë britanikë për të vijuar ose jo bashkëpunimin edhe për sezonin 2025. Gjithçka ka të bëjë me përmirësimin në zhvillimin e mëtejshëm në performancën e makinës.
Perez përfundoi i dyti në kampionatin 2023 me vetëm gjysmën e numrit të pikëve të shokut të skuadrës Max Verstappen, i cili mori 19 fitore të paprecedenta në gara, ndërsa Red Bull gëzonte dominimin total me RB19 të tij.
Pas një fillimi të vrullshëm në të cilin Perez fitoi dy gara dhe ishte pranë Verstappen në renditje, rendimenti ra dhe e ardhmja e tij me Red Bull u vendos në diskutim edhe pse ai ka marrëveshje për vitin 2024.
The post Formula 1/ Sergio Perez i vendos kushte Red Bullit për rinovimin e kontratës appeared first on .