Banorët e rinj që i janë shtuar shtëpisë së “BBVK”, Ardi dhe Mirdoni duket që kanë ndryshuar situatën në shtëpi.
Shqipja është shoqëruar shumë me djemtë e rinj dhe duket që po i shijon këto ditë. Hyrja e tyre ka ndikuar për mirë tek ajo.
Në një bisedë që kjo e fundit kishte me Ardin dhe Bucin, ajo e ka vlerësuar impaktin pozitiv të hyrjes së tij.
Shqipja: Më ka nxjerrë anën time të mirë. Me këta tjerët jam lojtare, ndërsa me ty jam e butë, por këtë e shikojnë dhe banorët e tjerë dhe nuk e dua këtë.
Buci: Ardi dhe Mirdoni kanë ardhur këtu më shumë për të bërë shoqëri, me Albën besoj do kalojnë mirë, për aq kohë sa nuk e ngacmojnë. Këta duan shumë shoqëri sepse karriera që kanë është e tillë dhe bëjnë marketing më të fortë për veten.
Shqipja është parë shumë e afërt me djemtë nuk e dimë ende nëse ka një pëlqim për Ardin apo thjesht shoqëri.
Flirtimet dhe ngacmimet që ajo ka pasur me Blerandon, duket që me hyrjen e djemve i ka lënë shumë pas.
The post Nxjerr më të mirën time”, Shqipja tregon se ç‘ndjen për njërin nga djemtë appeared first on .