Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me një bashkëmoshatar të tij. Ngjarja ndodhi në rrugën “Bedri Karapici” në Tiranë.
Më datë 07.12.2023, në rrugën “Bedri Karapici”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
16-vjeçari është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
The post Plagosje me thika mes dy të miturve në Tiranë, 15-vjeçari përfundon në spital appeared first on .