Azemi i propozon Albës të bëjnë aleancë

Pasi shpëtoi mbrëmjen e djeshmee dhe bileta e tij e fatit e ktheu Azemin në shtëpi, ai ka tentuar që të fitojë edhe një herë zemrën e Albës të bëhen shokë shumë të mirë, të krijojnë aleanca që askush të mos i mposht në lojë.

Mesa duket Alba është shumë e qartë dhe e prerë në vendimin e saj, që ata janë vetëm shokë dhe secili duhet të shikoj lojën e tij, për të mirën e të dyve.

Alba: Tani që hyre për herë të dytë në lojë dua të fokusohesh tek vetja, mos u merr me mua. Mua do më kesh mbështetje gjithmonë. Shoqëria jonë nuk ka ndryshuar. Dua që të mos i lejosh njerëzit që të më përfshijnë mua në lojën tënde. Më ke bërë si pengesë mua sepse e ke pas mendjen tek unë dhe jo tek loja. Blerandos ja kam bërë të qarta gjërat, nuk e lejoj më të fusi spica.

Azemi: Ata do më prekin mua sërish tek pikat e mia të dobëta, por do u përgjigjem në mënyra të tjera. Unë nuk kam bërë asgjë gabim, por ata reagimin tim e kanë marrë për keq.

The post Azemi i propozon Albës të bëjnë aleancë appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *