Prokuroria e Posaçme ka lëshuar sot (8 dhjetor) 15 udhër-arreste në vazhdim të hetimit të nisur që në 2020 për Inceneratorin e Tiranës. Disa prej urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK janë ekzekutuar dhe disa janë ende në kërkim, ndërsa operacioni është në vazhdim. Mësohe se masa ‘arrest me burg’ është lëshuar për Lefter Kokën, i dënuar nga GJKKO, Alqi Bllakon, po ashtu i dënuar, të dy në burg; Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, që të dy në kërkim ndërkombëtar, për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.
Urdhër arrest me burg është lëshuar edhe për Taulant Tushën, drejtor i Infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës, i vetëdorëzuar në polici, Erjon Muratajn, Bledar Karolin, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj dhe Pëllumb Abeshin.
Konkretisht është lëshuar urdhër arresti dhe caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për:
1- Lefter Kokën (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, aktualisht në burg)
2- Alqi Bllakon (I dënuar nga GJKKO, për inceneratorin e Fierit, aktualisht në burg)
3- Mirel Mërtirin (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit )
4- Klodian Zoton (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Elbasanit)
5- Erjon Muratajn
6- Bledar Karoli
7- Taulant Tusha (drejtor i Infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës, u vetëdorëzua)
8- Namik Simixhiu
9- Jetmir Llapaj
10- Pëllumb Abeshi (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, aktualisht në burg)
Është caktuar masa e sigurisë ‘Arrest shtëpie’:
11- Alba Thoma
12- Valbona Ballgjini
13- Sidita Kopliku
14- Etleva Kondi
15- Sidita Tola.
Hetimet për inceneratorin e Tiranës kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Kujtojmë së më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.
Sakaq më 25 shtator u dha vendimi për inceneratorin e Fierit. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, ndërkohë ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg për aferën e inceneratorit të Fierit. Ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, GJKKO tha vendimin më 5 tetor, duke dënuar ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka me 5 vjet e 8 muaj burg për korrupsion e shpërdorim detyre.
The post SPAK lëshon 15 masa sigurie për investigimin e inceneratorit të Tiranës, zbardhen emrat appeared first on ALBUK UK NEWS.