Përmbysje në transfertë, Manchester City rikthehet te triumfi në kampionat

Pas disa rezultatesh negative, Manchester City është rikthyer te fitorja në kampionat, duke triumfuar 1-2 ndaj Luton në Kenilworth Road (Luton). Në pjesën e parë dominimi i “Qytetarëve” nuk prodhoi gol. Në shtesën e fraksionit, skuadra modeste vendase kaloi në avantazh, duke dërguar në festë tifozërinë. Një krosim i Townsend u shfrytëzua nga Elijah Adebayo, i cili me kokë mposhti Alisson.

Në pjesën e dytë, City ndryshon marsh dhe kthen gjithçka në favor. Silva barazoi shifrat në minutën e 62-të, ndërsa Grealish kompletoi përmbysjen 3 minuta më vonë.

Skuadra e Pep Guardiolës renditet në vendin e katërt me 33 pikë. Ndeshja e radhës për kampionat në fuqi është ajo ndaj Palace. Në krahun tjetër, Luton ka grumbulluar vetëm 9 pikë dhe renditet në zonën e kuqe.

The post Përmbysje në transfertë, Manchester City rikthehet te triumfi në kampionat appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *