Ambasadori i BE në Tiranë takim me Ramën: Diskutuam për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, takimin e parë pas emërimit në këtë post, e ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama.

Silvio Gonzato shprehet se me Ramën kanë diskutuar për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

“Takimi im i parë me Kryeministrin Edi Rama! Ne folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE dhe se si unë dhe ekipi im mund ta shoqërojmë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues”, shkruan ai.

Kujtojmë se Gonzato me 30 nëntor është emëruar zyrtarisht ambasador.

Gonzato ka shërbyer më parë si Zëvendës Ambasador i Delegacionit të BE-së në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Ai ka shërbyer më parë si Drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike në EEAS.

Më parë kreu i delegacionit të BE në vendin tonë ka qenë Christiane Hohmann, e cila u largua per te risjellë sërish në vendin tonë Luigi Soreca-n.

Ky i fundit qëndroi për një periudhë tre mujore. Soreca u largua përfundimisht nga Shqipëria më 15 nëntor të këtij viti.

The post Ambasadori i BE në Tiranë takim me Ramën: Diskutuam për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *