Gjykata e Posaçme shtyu seancën për ish-kryeministrin, Sali Berisha një ditë më parë, për t’i dhënë kohë avokatëve mbrojtës të dorëzojnë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka.
Megjithatë këta të fundit nuk kanë dorëzuar asnjë kërkesë këtë premte për përjashtimin e gjyqtares Gjoka.
Njoftimi:
Përshëndetje të nderuar! Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin!
The post Gjykata shtyu seancën, GJKKO: Avokatët e Berishës nuk kanë kërkuar përjashtimin e Irena Gjokës appeared first on ALBUK UK NEWS.