Ish-kryeministri Sali Berisha u është drejtuar përmes një fjalimi nga dritarja simpatizantëve të tij, të mbledhur poshtë banesës ku ai prej disa ditësh ndodhet në arrest shtëpiak.
Berisha u shpreh se mbështetësit e tij ia ndryshuan emrin rrugës ku ai banon, “Mustafa Matohiti”, por e njohur gjerësisht si “rruga e Salës”, për shkak të vendndodhjes së shtëpisë së ish-kreut të qeverisë.
Sipas tij tanimë kjo rrugë quhet “rruga e shpresës” dhe jo më “rruga e Salës”.
“Ju ia ndryshuat emrin kësaj rruge, të rinjtë e quanin “rruga e Salës” për të shijuar shërbimin e bizneseve këtu pranë, por kjo nuk quhet më “rruga e Salës”, por rruga e shpresës”, u shpreh Berisha.
The post “Ju i ndryshuat emrin kësaj rrugice!”, Berisha mbështetësve nga dritarja: Kjo nuk quhet më “rruga e Salës”, por… appeared first on ALBUK UK NEWS.