Ish-deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka folur nga poshtë pallatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku dhjetëra mbështetës janë mbledhur në shenjë solidarizimi.
Këlliçi u shpreh se këto mbledhje nuk janë protesta të mirëfillta, por mbledhje në shenjë solidarizimi për kreun e opozitës që sipas tij është i burgosur politik sot.
“Nuk janë protesta të mirëfillta, por mbledhje në shenjë solidarizimi për kreun e opozitës që është i burgosur politik sot. Sot kreu i opozitës shqiptare ndodhet në arrest shtëpie pa prova dhe pa u pyetur një herë. Ka qytetarë që kanë ardhur nga jashtë Tiranës, një zonjë ka ardhur nga jashtë Shqipërisë. Ata kanë ardhur të gjithë vetë në mbështetje të kësaj kauze. Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s që kemi kreun e opozitës në arrest sot”, u shpreh ai mes të tjerash.
The post “Kreu i opozitës, i burgosur politik”, Këlliçi: Nuk po protestojmë, qytetarët solidarizohen me Berishën appeared first on ALBUK UK NEWS.