Senati amerikan nuk e ka miratuar emërimin e David Kostelancik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Senati i ka kërkuar Presidentit të SHBA, Joe Biden, që të miratojë një kandidat të ri për postin e ambasadorit në vendin tonë.
David Kostelancik u emërua si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranën zyrtare nga Presidenti Biden më 24 Janar 2023, por Senati nuk e ka miratuar këtë kandidaturë.
Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën amerikane në Tiranë. Ai është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare.
Ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë.
The post Senati Amerikan refuzon kandidaturën e Biden, David Kostelancik nuk miratohet si ambasador i Shqipërisë appeared first on ALBUK UK NEWS.