Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron pas takimit të zhvilluar ditën e sotme me homologen e tij, Donika Gërvalla ka shprehur mbështetje të madhe ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Cameron gjithashtu u shpreh se Britania do ta ndihmojë Kosovën në proceset në të cilat po kalon. Ai gjithashtu tha se Britania do të ndihmoj edhe në përpjekjet për njohje ndërkombëtare.
“Jemi mbështetës të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, sovranitetit, dhe të drejtës për tu njohur plotësisht nga të tjerët si shtet sovran… Sigurisht do t’ju ndihmojmë në betejën për t’u njohur në forume ndërkombëtare, që është e rëndësishme dhe e meritoni,” u shpreh ministri britanik.
Cameron në një konferencë të përbashkët tha se ndodhet këtu për të shprehur mbështetjen, ndihmën dhe promovimin nga Britania e Madhe për shtetin e Kosovës
“Ne folëm këtë mëngjes për sigurinë dhe rëndësinë e kontributin që mund të japim në këtë drejtim, duke pasur parasysh edhe rolin e madh që kemi në kuadër të KFOR-it,” tha Cameron.
Në lidhje me këtë takim të zhvilluar ka folur edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e cila u shpreh se mbi 90 për qind mbështesin Kosovën në integrimet brenda BE-së.
“Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm atëherë kur ka pasur qëndrim të qartë dhe të vendosur. Ka qenë i suksesshëm kur ka vepruar me vendosmëri përballë një Moske agresive. Ekziston një konsensus gjithëshoqëror që Kosova është pjesë e Perëndimit. Mbi 90 për qind e mbështesin Kosovën në integrimet brenda BE-së”, shtoi Gërvalla.
The post Vizita në Prishtinë, Cameron: Jemi mbështetës të Kosovës, do të ndihmoj në përpjekjet për njohje ndërkombëtare appeared first on ALBUK UK NEWS.