“Ai Ardit Gjebrea, kur luftonim ne me Berishën, ai dilte në koncertet e Berishës me një shami këtu në kokë “Berisha hero”. Pastaj mik i ngushtë me Ilir Metën. Tani më fton Edi Ramën në 31, bashkë me Sandrin. Mos t’ju vijë keq si televizion, se edhe televizioni juaj ka mëkatet e veta, i dimë” ka thënë Fatos Lubonja në një intervistë për News24, ndërsa tregonte me duar shaminë që shumë vite më parë, kantautori Ardit Gjebrea lidhte në kokë për mbështetjen e Berishës.
Fotoja që qarkullon prej vitesh në rrjetet sociale është në një nga mitingjet e 20 viteve më parë, ndërsa natën e ndërrimit të viteve, Gjebrea kishte të ftuar në programin e tij kryeministrin Edi Rama me të cilin zhvilloi një lojë që zgjati për disa orë.
“Problemi këtu është e keqja. Humbja e dinjitetit, humbja e personalitetit, kjo është e keqja e madhe” u shpreh Lubonja që paralajmëroi se e keqja do të përshpejtohet në 2024. “Vetëm Chavez dilte fliste me popullin” tha ai duke iu referuar tendencave autoritariste të Ramës dhe shfaqjeve “venezueliane” që ofron kryeministri.
The post “Ardit Gjebrea na dilte me shami, sot luan me Edi Ramën!”/ Lubonja “dush të ftohtë” moderatorit: Humbje dinjiteti dhe personaliteti appeared first on ALBUK UK NEWS.