Aktori i Hollywood dhe 2 vajzat e tij të mitura, humbin jetën tragjikisht

Aktori i njohur i Hollywood, Christian Klepser ka humbur jetën tragjikisht së bashku me dy vajzat e tij pas rrëzimit të avionit me të cilin po udhëtonin. 51-vjeçari ndodhej në bord me dy vajzat e tij të mitura, Madita dhe Annik kur avioni me të cilin ata po udhëtonin është rrëzuar në ujërat e ishullit të Karaibeve.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak se avioni ka pësuar probleme gjatë fluturimit dhe më pas është rrëzuar në oqean. Ndonëse autoritetet vepruan menjëherë trupat e tyre u nxorën të pajetë nga avioni. Ndërkohë mediat kanë ndarë edhe video të kapura nga banorët ku duket avioni i cili bie papritur nga qielli në ujë dhe më pas zhduket.

Klesper ishte i njohur për rolet në filma si “Speed Racer,” “The Good German,” “Valkyrie” dhe “Indiana Jones dhe ora e fatit”. Ai gjithashtu luajti në filma së bashku me Tom Cruise dhe George Clooney gjatë një karriere 30-vjeçare.

The post Aktori i Hollywood dhe 2 vajzat e tij të mitura, humbin jetën tragjikisht appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *