Zbardhen të tjera detaje nga dhuna ndaj 3shqiptarëve dje në Malin e Zi. Njëri prej të dhunuarve ishte dhe Doris Kopaçi, ku familja e 25-vjeçarit është shprehur jashtë kamerave se djali i tyre ishte nisur për të punuar në Gjermani për shkak të kushteve tejet të vështira por fatkeqësisht rrugës kishte ndodhur incidenti.
Ata thonë se djali i tyre ndodhej në sedilen e pasme të automjetit kur ka ndodhur ngjarja dhe ka refuzuar të dali nga mjeti në momentin kur agresorët i janë drejtuar makinës.
Familjarët ishin tepër të shqetësuar për këtë situatë madje nuk kanë dashur të flasin përpara kamerave sipas tyre ata kanë kontaktuar me 25-vjeçarin i cili u ka thënë se po kthehet në shtëpi pas kryerjes të të gjitha procedurave.
The post Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Malin e Zi/ “Ishte nisur për në Gjermani”, dëshmon familjari i Doris Kopaçit: Kishte refuzuar të dilte nga makina, por… appeared first on ALBUK UK NEWS.