Koçiu jep lajmin e mirë:85 mjekë përfitojnë nga programi i kredive me 0% interes

85 mjekë shqiptarë kanë përfituar nga programi i kredive me 0% interes. Lajmin e bëri të ditur ministrja e shëndetësisë Albana Kociu e cila përmes rrjeteve sociale u shpreh se kjo është një mundësi e mirë për familjet dhe mjekët e rinj.
Kociu njofton se shumë shpejt do hapet faza e dyte e aplikimeve. Kujtojme se nisma e kredive me 0% interese është ndërmmarë për të mbështetur punonjësit që ofrojnë shërbim pranë qytetarëve, ku 100 kuota shkojnë për bluzat e bardha.

Postimi i plotë:

85 janë përfituesit e parë mjekë nga programi i kredive për shtëpi me 0% interes.

Kjo është një mundësi e mirë për familjet e reja që të kenë një banesë, duke ua lehtësuar më tej jetesën mjekëve të rinj.

Së shpejti do të hapet faza e dytë e aplikimeve, për tu dhënë mundësi mjekëve që nuk arritën të aplikojnë në fazën e parë.

#MSHMS
#Kreditehtësuara
#ShëndetësiaePara
#EcimPërpara

The post Koçiu jep lajmin e mirë:85 mjekë përfitojnë nga programi i kredive me 0% interes appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *