Kroacia është vendosur në gatishmëri pas alarmit për mot ekstrem që do të përfshijë temperatura të ulëta, erëra të fuqishme dhe reshje dëbore.
Siç raportojnë mediat kroate, situata më e vështirë është në rajonin e Rijekës, në kanalet Kvarner dhe Velebit për shkak të një stuhie të fortë, e cila me shumë mundësi do të forcohet gjatë natës.
Pritet që në këtë zonë era të fryjë me shpejtësi rreth 170 km/h, ndërsa në bregdetin e Adriatikut priten reshje të dendura dëbore.
Për shkak të motit ekstrem janë pezulluar lundrimet për disa linja tragetesh dhe lëvizja e varkave.
The post Moti ekstrem prek Kroacinë, reshje dëbore dhe erëra me shpejtësi 170 km/h përfshijnë vendin appeared first on ALBUK UK NEWS.