Edhe këtë fillim viti rituali i lëvizjes së Rrogeçëve në zonën e Maliqit solli për komunitetin një tjetër atmosferë gjallëruese pas festave të fundvitit.
Karnavalet me kostume popullore dhe veshje që vijnë nga lëkura e dhisë, disa me maska e me armë të improvizuara në duar, kanë marshuar në të gjitha rrugët e fshatit, në biznese dhe banesa të Pojanit.
Personazhet e përfshirë janë nusja, dhëndri, plaku dhe plaka, ujku, ariu të cilët mbajnë këmborë të bagëtive që tringëllojnë gjatë gjithë ritit dhe e gjitha kjo është simbol i përcjelljes së mirësisë. Fabula e gjithë organizimit është trembja e së keqes dhe fillimi i jetës së re.
Profesor Neshat Mehmeti nga Tetova, i cili e organizon këtë aktivitet edhe në zonat Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, tha se evente të tilla tregojnë se sa të moçëm jemi si komb.
“Na tregojnë sa të lashtë dhe të motçëm jemi në këto troje. Na çojnë në rrënjët tona Iliro-pezallge. Krahasuar me karnavalet tona, dhe pse janë në një distancë të largët, për nga përmbajtja dhe struktura kanë shumë ngjashmëri”,- është shprehur Mehmeti.
Të quajtur ndryshe arapët e Pojanit, ky organizim është një traditë e lashtë, i ndaluar gjatë kohës së komunizmit, por i rikthyer sërish në vitet 90-të.
The post Rrogeçët, tradita e lashtë pagane që jetësohet në Korçë, ‘arapët e pojanit’ organizohen çdo 7 janar! Mehmeti: Ky aktivitet tregon sa të moçëm jemi si komb appeared first on ALBUK UK NEWS.