Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje intensive dëbore. Në segmentin rrugor Shtyllë- Panarit dëbora ka rënë gjatë gjithë natës dhe vijon të bjerë ende.
Sipas informacioneve në këtë zonë është punuar intesivisht për tu mos u bllokuar pasi dje dëbora shënoi një trashësi prej 50 cm ndërsa, gjatë orëve të para të mëngjesit ka shtuar dhe 10 cm të tjera.
Në këtë zonë janë dërguar dy fadroma për të pastruar rrugën. Në këtë segment kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.
Në segmentin Boboshticë Dardhë gjatë natës ka pasur reshje dëbore ndërsa trashësia ka shkuar deri në 5 cm.
Borëpastrueset kanë qenë në terren për pastrim dhe kriposje dhe në këtë aks nuk paraqiten probleme sa i përket qarkullimit të mjeteve, por shoferët duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe duhet ti pajisin mjetet e tyre me goma dimërore.
The post Reshje dëbore në qarkun e Korçës, në rrugën Shtyllë-Panarit trashësia arrin mbi 50 cm appeared first on ALBUK UK NEWS.