Një ngjarje e pazakontë por dhe shumë e rrezikshme ka ndodhur së fundmi në një nga stacionet televizive më të rëndësishme në Ekuador, ku disa persona të armatosur rëndë kanë hyrë gjatë një transmetimi live dhe kanë kërcënuar moderatorin dhe personat që ishin të pranishëm në studio. Fillimisht një nga gangsterët u shfaq në studio ku dhe urdhëroi të gjithë punonjësit të mblidheshin rreth njeri-tjetrit.
13 ishte numri i personave të armatosur që sollën frikë dhe panik në studio. Pamjet e frikshme u transmetuan live, të cilat do ti keni të paraqitura dhe më poshtë ndërsa transmetimi u ndërpre 15 minuta më vonë.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar, sakaq personat e armatosur u arrestuan, ku dhe do të akuzohen për terrorizëm.
Për kohë me rradhë Ekuadori është përfshirë nga sulme të vazhdueshme dhe të mëdha. Presidenti Daniel Noboa disa orë përpara sulmit të ndodhur në studion televizive, deklaroi lidhur me zhdukjen e kreut të bandës më të rrezikshme të vendit. Adolfo Macías, alias Fito, është personi për të cilin bëhet fjalë, lideri i dënuar i bandës më të fuqishme të drogës në Los Choneros, i cili lidhet drejtpërdrejtë me sulmin e ndodhur në studio.
Bossi Macias, 44-vjec, është arratisur prej burgut të dielën e kaluar, gjatë një transferimi që po ndodhte me të burgosurit. Që prej vitit 2011 ai qëndronte pas hekurave të burgut duke vuajtur dënimin lidhur me vrasje dhe krime të organizuara, trafikim droge etj. Pas arratisjes së mbretit, Presidenti Noboa deklaroi se qeveria ka në planin e saj të ndërtojë një burg të sigurisë së lartë, cka do të sjelli masatepër të rrepta dhe brenda këtij institucioni do të transferohen krerë të bandave të burgosur.
The post E pazakontë! Sulmojnë studion televizive në Ekuador, në pranga 13 persona appeared first on ALBUK UK NEWS.