“Shqipëria më ka borxh 135 mln euro”, Becchetti do të apelojë marrëveshjen Itali-Shqipëri, mediat italiane: Informoi qeverinë italiane

Sipërmarrësi italian, Francesco Becchetti rikthehet në sulm. Pronari i televizionit Agon Channel, do të apelojë në Gjykatën Europiane marrëveshjen mbi emigrantët mes Italisë e Shqipërisë.

Sipërmarrësi i cili ka fituar një gjyq ndërkombëtar kundër qeverisë shqiptare, me një dëmshpërblim prej 135 milionë eurosh, ka informuar qeverinë italiane mbi përpjekjet e tij  për sekuestrimin e shume që Italia synon t’i paguajë Shqipërisë me marrëveshjen për emigrantët, në bazë të protokollit të 6 nëntorit 2023.

“Nëpërmjet avokatëve të tij, në nëntor të vitit 2023, sipërmarrësi italian ka informuar presidencën e Këshillit të Ministrave dhe të gjitha ministritë e qeverisë italiane, se do te kërkojë ne rruge gjyqësore qe të sekuestrohen të gjitha shumat që qeveria italiane ka marrë përsipër t’i paguajë qeverisë shqiptare për paktin e emigranteve”, shkruajnë mediat italiane.

Shqipëria do t’i japë Italisë dy zona pa pagesë për ngritjen e bazës së emigrantëve afrikane, një pikë mbërritjeje në portin e Shëngjinit dhe një bazë ushtarake në Gjadër rreth 30 kilometra larg portit.

Të gjitha shpenzimet do të paguhen nga pala italiane. Nëse sipërmarrësi Bechetti fiton betejën me drejtësinë, marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, do të hasë në një pengesë të madhe. Por për të mbërritur në këtë pikë, pakti i nënshkruar nga Meloni dhe Rama do duhet të marrë miratimin e  Gjykatës Kushtetuese e cila ka pezulluar ratifikimin e marrëveshjes, dukë pranuar të kalojë për shqyrtim padinë e 30 deputetëve të opozitës.

News24

The post “Shqipëria më ka borxh 135 mln euro”, Becchetti do të apelojë marrëveshjen Itali-Shqipëri, mediat italiane: Informoi qeverinë italiane appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *