Kanë martesë me kontratë’, Roza Lati flet ‘pa dorashka’ për çiftin showbiz-it

Banorët e Big Brother VIP kanë nisur të tregojnë pak më shumë nga vetja për tema të tilla si martesa apo dashuria.

Një deklaratë e moderatores Roza Lati po qarkullon në rrjet, e cila flet për një çift të showbiz-it shqiptar që kanë një martesë “me kontratë”, pasi secili prej tyre ka jetën e tyre.

Mirëpo, Roza nuk ka bërë emra publik dhe nuk dihet se për kë e kishte moderatorja.

Roza: Njoh një çift që kanë bërë një kontratë martesore, janë bashkë dhe secili ka jetën e tij. Secili ikën jashtë shtetit dhe bëjnë jetët e tyre dhe këtu mund të mendoni çfarë të doni.

Kur kthehen në shtëpi tek fëmija, kanë një sjellje të respektuar, flenë me një shtrat dhe e kanë ndarë që do të pleqërojnë bashkë. Kanë fëmijën më me edukatë, fëmijën më të qetë, fëmijën më të shtruar dhe më të mbarë.

Ky është rast dhe fakt konkret, janë dy çifte që unë kur i kam parë kam bërë analizën.

The post Kanë martesë me kontratë’, Roza Lati flet ‘pa dorashka’ për çiftin showbiz-it appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *