Hojlund nis të shkëlqejë, i thyen rekordin e vjetër Kristiano Ronaldos

Rasmus Hojlund ka thyer një rekord të vjetër të Kristiano Ronaldos me golin e tij të fundit për Mançester Junajtidin. Sulmuesi danez shënoi në fitoren 4-3 të “djajve të kuq” ndaj Uolvesit të enjten mbrëma. Hojlund dyfishoi epërsinë e Mançesterit pasi Markus Rashford shënoi golin e parë në minutën e pestë në “Molineux”.

Kjo ishte paraqitja e dytë radhazi në Premier Ligë që ai ka shënuar dhe asistuar. Në moshën 20 vjeç e 362 ditë, Hojlund u bë futbollisti më i ri i Mançester Junajtidit që e ka arritur këtë.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur nga 21-vjeçari Kristiano Ronaldo në vitin 2007. Goli i Hojlundit ishte gjithashtu i pari i tij në kampionat që u asistua nga një shok skuadre i Junajtidit.

Dy golat e tij të mëparshme në kampionat kishin ardhur pa asist, përpara se Ljuk Shou ta ftonte atë për të shënuar të enjten mbrëma. 20-vjeçari dukej se po zemërohej me mungesën e shërbimeve nga shokët në ndeshjet e fundit. Ai u pa duke i bërtitur Alehandro Garnaços në fitoren në Kupën FA ndaj Njuportit të dielën, pasi anësori nuk arriti ta dallonte.

Megjithatë, Hojlund tani ka shënuar në tri paraqitje radhazi në Premier Ligë, ndërsa nuk e kishte bërë në 14 ndeshjet e tij të para. Ai tani ka shënuar nëntë gola dhe dhënë dy asiste në 27 paraqitje që prej transferimit nga Atalanta.

The post Hojlund nis të shkëlqejë, i thyen rekordin e vjetër Kristiano Ronaldos appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *