Një adoleshent shqiptar është dënuar me 16 muaj burgim pasi u kap nga autoritetet britanike në një plantacion kanabisi me vlerë rreth 115 mijë paundë.
19-vjeçari Dionis Gështeja u kap në banesën që ndodhej në Glasgow në 17 maj të vitit të kaluar, ndërsa në gjykatë u raportua se brenda banesës ku u gjet i riu ishin krijuar kushtet për kultivimin e kanabisit.
Brenda banesës ishin krijuar të gjitha kushtet për rritjen e bimëve narkotike dhe përpunimin e saj për shitjen më pas.
Adoleshenti u gjet brenda banesës gjatë kontrollit të policisë, ndërsa në total ai ishte duke u kujdesur për 192 rrënjë kanabisi.
The post U kap brenda “shtëpisë së barit” në Britani, i riu shqiptar dënohet me 16 muaj burg appeared first on ALBUK UK NEWS.