Aktori i humorit, Olsi Bylyku ishte banori i dytë që la shtëpinë e Big Brother VIP mbrëmjen e djeshme.
Banorët të shokuar nuk e besonin dot largimin e tij ndërsa shumë e konsideronin këtë si një lojë nga produksioni.
Eleminimi i Olsi Bylykut erdhi pas një televotimi në të cilin publiku votoi më pak të preferuarin e tyre.
Shkak për hapjen e televotimit të dytë pas eleminimit të Gabrieles, u bë thyerja e rregullave të lojës me ngjitëse, ku pjesa më e madhe e banorëve zgjodhën të mos përfshiheshin aq shumë duke u dorëzuar, ndërsa i pari që nisi me thyerjen e rregullave ishte Juli duke lëvizur dorën për të pirë cigare.
The post Theu rregullat e lojës, Olsi Bylyku eliminohet nga shtëpia e Big Brother VIP appeared first on ALBUK UK NEWS.