Për herë të parë deputetët e grupimit të Gazment Bardhit i janë bashkuar protestave të thirrura nga Rithemelimi. Një prej tyre, Dash Sula tha se kjo është një betejë për të drejtat e qytetarëve shqiptarë.
“Shikoni çfarë i bënë sot deputetëve të opozitës. E kanë rrethuar me qindra policë dhe gardistë dhe kjo është e tmerrshme. Kjo është një sjellje prej diktature. I bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të protestojnë për të drejtat e opozitës dhe të drejtave të tyre.
Mund të humbasim disa beteja por luftën nuk do ta humbim kurrë. Është e vetmja rrugë për të vendosur demokracinë. Ky vend ka rrëshqitur në autokraci. I bëj thirrje popullit opozitar që të protestojë çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj.
The post “Mund të humbasim disa beteja, por jo luftën”, Dash Sula fjalim para mbështetësve: Të protestojmë çdo ditë! Ky vend ka rrëshqitur në autokraci appeared first on ALBUK UK NEWS.