Amendamenti i PD për amnistinë penale, Alibeaj prezanton dokumentin në Komisionin e Ligjeve

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka prezantuar sot në Komisionin e Ligjeve amendamentin e PD për amnistinë penale.

Sipas tij, në këtë amendament synohet që të mbrohen “protestuesit e opozitës në zonat e Astirit, Bregut të Lumit, Shkozës, Teatrit, studentëve dhe vrasjes së Klodian Rashës”.

Amendamenti i plotë:

AMENDAMENT PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN “PËR DHËNIE AMINISTIE”

Në mbështetje të nenit 71, pika 1, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, me propozim të deputetit Enkelejd Alibeaj, në projektligjin “Për dhënie amnistie”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Në nenin 4, pika 1, shkronja k) hiqet numri “237”.

Neni 3

Pas nenit 6, shtohet neni 6/1 me përmbajtjen si vijon:

“Neni 6/1

Dhënia e amnistisë nga ndjekja penale për protestuesit

Përjashtohen nga ndjekja penale si dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera gjatë tubimeve apo protestave politike dhe qytetare të organizuara në periudhën 01.10.2018 – 31.12.2020, të parashikuara nga nenet 150, 151, 235, 236, 237 dhe 282, të Kodit Penal”.

The post Amendamenti i PD për amnistinë penale, Alibeaj prezanton dokumentin në Komisionin e Ligjeve appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *