Edhe pse jo shumë e njohur për publikun, Sara Gjordeni është një nga konkurrentet që ka bërë bujë në vetëm pak kohë brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’.
Ajo përfshihet në debate dhe së fundmi ka nisur një romancë me këngëtarin nga Kumanova, Bardhin me të cilin kalon pjesën më të madhe të kohës.
Si çdo personazh edhe Sara nuk u ka shpëtuar gërmimeve të rrjetit për të mësuar më shumë nga deklaratat, romancat apo veprimtaritë e saj nga e shkuara.
Së fundmi në internet po qarkullon një video e saj e cila e ftuar në një emision radiofonik është pyetur se cili moderator i duket më i dobëti. Në atë kohë, Sara mendonte se Ledion Liço nuk është i aftë të prezantojë formatin e njohur të ‘Big Brother’.
“Nuk më ka pëlqyer fare Ledion Liço kur ka prezantuar ‘Big Brother’. E tmerrshme! Ledion mos më sulmo të lutem të kam shumë xhan”, ka thënë ajo.
The post Rrjeti gërmoi dhe e gjeti, ja çfarë mendonte dikur Sara për Ledionin appeared first on ALBUK UK NEWS.