ALBUK TV LIVE

Ministrja Koçiu jehonë shkencëtares shqiptare në SHBA, Lisiena Hysenaj

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në Shkencë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, ka sjell në vëmendje të publikut shkencëtaren shqiptare Lisiena Hysenaj, e cila është duke zhvilluar veprimtarinë e saj kërkimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hysenaj është e angazhuar në kërkime shkencore për dy lloje kurash, të cilat do ti japin një ndihmë të jashtëzakonshme fëmijëve me diabet të tipit 1, si edhe të rriturve me sindromën e zorrës së acaruar, duke synuar përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.

Ministrja Koçiu, teksa publikon një videomesazh të Hysenaj-t, shkruan: “
Lisiena Hysenaj është vajza me origjinë e cila pas përfundimit të studimeve në Tiranë vendosi të ndjekë pasionin e fëmijërisë: shkencën”.

Vetë Hysenaj rrëfen se dëshira për t’i ardhur në ndihmë për të rritur cilësinë e jetës së personave me sëmundje të pashërueshme ka qenë një ambicie që në vogëli e saj.

“Unë jam Lisiena Hysenaj dhe jam nga Tirana. Kam studiuar në Francë, në fushën e imunologjisë dhe tani po punoj në SHBA si shkencëtaret. Që kur kam qenë e vogël unë jam e prekur nga personat ë vuajnë nga sëmundje të pashërueshme”, thekson ajo.

“Qëllimi është si shkencëtare, është që me punën time t’ja ul mundimet këtyre personave. Po punoj në dy terapi të reja, një lidhet me fëmijët që vuajnë nga diabeti I tipit një, që diabeti mos të zhvillohet dhe e dyta ka për qëllim që të rriturit që vujanë nga sindroma e zorrës së acaruare të mos kenë shumë mundime. Nëse arrihet që dy projektet vihen në klinikë do ndihem shumë mirë. Si femër shkencëtare nuk ka qenë e lehtë, por me faktet e punës sime I kam treguar çdo kujt se mund të arrihet qëllimi”, përfundon mesazhi i Hysenajt.

https://fb.watch/q8BGniIf98/

The post Ministrja Koçiu jehonë shkencëtares shqiptare në SHBA, Lisiena Hysenaj appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *