Ekstremistët e djathtë përdorin platforma si TikTok për të bërë për vete miliona fëmijë e të rinj. Ata e dinë mirë, si t’i maskojnë informacionet që të rinjtë t’i shohin si ato si përmbajtje normale politike.
“Burrat e vërtetë janë të djathtë”, kështu thotë kandidati kryesor i AfD-së për zgjedhjet europiane, Maximilian Krah në një video në TikTok dhe merr 1,4 milionë klikime për këtë. Krah, 47 vjeç i adresohet me videot e tij të rinjve. Ai përdor edhe tone revizioniste për historinë. “Të parët tanë nuk kanë qenë kriminelë. Ne kemi shumë arsye të jemi krenarë për vendin tonë dhe për njerëzit që e ndërtuan atë.” Ai kërkon që të rinjtë të zbulojnë se “çfarë janë gjyshi, gjyshja stërgjyshja nga kanë ardhur dhe si kanë luftuar dhe vuajtur.”
AfD është në mediat sociale më e suksesshme se çdo parti tjetër në Gjermani. Edhe organizata e të rinjve të kësaj partie, JA, “Alternativa e Re” përçon në TikTok mesazhe të pafiltruara nacionaliste. Erik Ahrens, ekspert i kësaj partie për mediat sociale ka ngritur kanalin e TikTokut për Maximilan Krah. Vitin e kaluar ai bëri bujë me kërkesën e tij, që gratë gjermane duhet të detyrohen për dhurim të vezoreve që të stabilizohet demografia. Në një prezantim në Institutin për Politikën Shtetërore, institut privat, që kategorizohet nga Mbrojtja Kushtetuese në Gjermani si fabrikuese eekstremizmit të djathtë, Ahrens ëndërron për klikimet e shumta që mund të arrijnë përmes TikTokut. “Ashtu, si jam ndjerë atëherë në vitin 1923, kur njerëzit zbuluan radion, kështu ndjehem unë kur shoh profilet në TikTok.”
Shtrirje e gjerë me potencial të madh
TikTok është platforma perfekte për ekstremistët e djathtë. Me shumë se 20 milionë ndjekës në Gjermani, shumica adoleshentë e të rinj janë në TikTok. Ndryshe nga sa mendojnë prindërit, fëmijët e të rinjtë nuk kanë nevojë t’i kërkojnë këto video, ato u shfaqen atyre vetë: TikTok e tregon një video të futur në sistem pa dallim një numri të caktuar të njerëzve. Nëse klikohet, komentohet apo shikohet ajo vazhdon t’u shfaqet njerëzve të tjerë në profil. Të rinjtë që shpesh nuk e kuptojnë karakterin ekstremist të videos iu ofrohen rregullisht video të tilla. Gjithmonë. Vetëm kështu krijohet rritja eksponenciale e klikimeve.
Influencuesit ekstremistë i përgatisin videot konform kulturës pop e kërkesave të kohës. Fjalimet e tyre në parlamente landesh marrin theks të ri duke iu mbivendosur muzikë, emojis dhe tone sarkazme. Shpesh ata drejtohen me “ti” tek përdoruesit, në stilin e influencerave që i drejtohet vetëbesimit të të rinjve për t’u ofruar orientim. Pa kontrolle, pa filtra, siç rrëfen Ahrens. “Ne mundemi që mesazhin tonë me fjalët tona përtej flluskës sone t’a vendosim drejt e para syve të dikujt.” Dhe ashtu si “ne e themi, e shohin edhe njerëzit.” Mesazhet nuk ndryshohen nga verifikime faktesh të medias. “Kjo është lidhje e drejtpërdrejtë, e menjëhershme parasociale mes meje si spektator dhe këtij burri në monitor”, thotë Ahrens.
Mesazhe të maskuara përmes videove “lifestyle”
Studiuesi i mediave, Daniel Hajok nga Universiteti i Erfurtit paralajmëron se “propaganda me destinacion të caktuar është vetëm njëra pjesë. Tjetra është kur njerëzit me një botëkuptim të caktuar përmes lifestyle ofrojnë një pamje normale të së përditshmes”. Në këtë rast ofrohen në mënyrë shumë të rafinuar perspektiva djathtiste. Pasoja: Gjithnjë e më shumë të rinj mësohen me përmbajtjet dhe gjuhën e djathtistëve, dhe njohin kështu edhe fytyrat e djathtistëve të rinj dhe njohin edhe AfD.
The post Të parët tanë nuk kanë qenë kriminelë”, ekstremistët e djathtë në Gjermani përdorin rrjetet sociale për t’ju afruar të rinjve appeared first on ALBUK UK NEWS.