Vizita e Blinken, Hasani: Partneriteti strategjik i Shqipërisë me SHBA vetëm do forcohet

Pas mbërritjes së sekretarit amerikan në Shtetit Antony Blinken në Shqipëri, ministri i Jashtëm Igli Hasani i ka shprehur mirëseardhjen. Hasani thekson rëndësinë e partneritetit të bashkëpunimit strategjik të Shqipërisë me SHBA-në, ku shton se vetëm do të forcohet.

‘Mirë se erdhe Antony! Me kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të kahershëm, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë.

I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar.’- shkruan Hasani.

The post Vizita e Blinken, Hasani: Partneriteti strategjik i Shqipërisë me SHBA vetëm do forcohet appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *