Liam Osmani, i cili u arrestua brenda shtëpisë së Big Brother, pasi rezultonte i dënuar për mashtrim, ka hyrë nga Rinasi 10 ditë më parë me pasaportë gjermane. Kështu bëjnë me dije burime për Report Tv.
Liam Osman nuk u kap nga sistemi ‘TIMS’ kur kaloi në Rinas, megjithëse rezultonte i dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e Tiranës me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim. Ai ishte në kërkim pasi nuk pagoi 6000 € për 17 bileta turistike në 2019.
The post Në kërkim për mashtrim, por kaloi në Rinas dhe hyri në Big Brother, Liam Osmani përdori pasaportë gjermane appeared first on ALBUK UK NEWS.