Transportonte drogë dhe u përplas me policinë greke, zbulohet identiteti i shqiptarit

Është zbuluar identiteti i 26-vjeçarit shqiptar, i cili ditën e sotme u përplas me skuadrën “DIAS” të policisë greke, në tentativë për t’iu shmangur kontrollit.

Policia u detyrua të hapte zjarr ndaj gomave të mjetit deri sa arriti të kapte shqiptarin, ndërkohë që i sekuestroi 20 kg marijuanë te fshehur në makinë.

Sipas burimeve policore, 26 vjecari i arrestuar është Redon Alfred Myrdini nga Fieri. Myrdini është shoqëruar në Komisariatin e Agio Pantaleimona, ndërkohë që hetimet ndaj tij vazhdojnë. Nga përplasja e mjeteve dhe të shtënat me armë, nuk pati persona të lënduar.

The post Transportonte drogë dhe u përplas me policinë greke, zbulohet identiteti i shqiptarit appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *