Wolves mundi 2-1 Fulham, në ndeshjen e luajtur sot për Premier League. Në pjesën e parë nuk pati gol, pavarësisht përpjekjeve nga të dyja skuadrat. “Ujqërit” realizuan dy herë në pjesën e dytë me Rayan Ait-Nouri dhe Semedo, për të futur në kasafortë 3 pikë shumë të rëndësishme.
Trajneri i mysafirëve, Marco Silva nuk e aktivizoi Brojën nga minuta e parë, me sulmuesin shqiptar që dha kontributin e tij prej minutës së 80-të. Sulmuesi shqiptar dha asist te goli i Iwobit, në fundin e sfidës. Broja është aktivizuar në 4 ndeshje deri më tani me fanellën e Fulham.
The post Fulham pëson disfatë ndaj Wolves, asist i Brojës në “Molineux Stadium” appeared first on ALBUK UK NEWS.