Pas marrjes në pyetje Gjykata Speciale liron ish-komandantin e UÇK-së

Përfundon intervistimi i nënkryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut dhe sipas avokatit Artan Qerkini, ish-komandantit rajonal të UÇK-së i është konfiskuar telefoni. Qerkini ka konfirmuar se Lushtakut i është konfiskuar telefoni, në kundërshtim me ligjin.

“Sami Lushtaku nuk e ka statusin e të dyshuarit, prandaj atij i është cenuar privatësia pasi i është marrë telefoni”, ka deklaruar Qerkini, sipas të cilit, nuk ka pasur asnjë paralajmërim për arrestim.

Ai theksoi edhe një herë se Lushtaku nuk është i dyshuar, ndërsa tha se do të paraqesin të gjitha mjetet juridike pranë Dhomave të Specializuara.Specialja ndalon Sami Lushtakun, dërgohet në Zyrat e EULEX-it

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për Zonën e Drenicës, Sami Lushtaku është ndaluar nga Policia e Gjykatës Speciale dhe para pak minutash është dërguar te zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.

Lajmin për RTKlive e kanë konfirmuar edhe familjarë të tij, të cilët nuk e dinë edhe arsyen e ndaljes.

Kujtojmë se ditë më parë, Prokuroria e Specializuar ka bastisur shtëpinë e komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe ka konfiskuar telefonin e Hajredin Kuçit.

The post Pas marrjes në pyetje Gjykata Speciale liron ish-komandantin e UÇK-së appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *