Një pushues britanik raportohet se ka rënë drejt vdekjes nga ballkoni dhomës së tij, disa orë pasi i kishte propozuar të fejuarës për martesë. teksa ishin me pushime në Greqi.
45-vjeçari Stephen Willits, pësoi plagë të rënda pas rënies tragjike në ishullin e Korfuzit, u tha në seancën dëgjimore të çështjes.
Natën e vdekjes Stephen po celebronte fejesën e tij me të dashurën teksa kishin dalë për darkë në gusht 2020. Ata më pas ishin kthyer në dhomën e tyre në katin e tretë të hotelit dhe po njoftonin miqtë për lajmin e mirë.
Por një orë më vonë Stephen kishte rënë për vdekje teksa partnerja e tij ishte në tualet.
Megjithë seancën hetimore të mbajtur në gjykatën e Staffordshire në veri të Britanisë askush nuk duket se do të mësojë ndonjëherë si ndodhi tragjedia.
Stephen, i cili punonte në rezortin historik Alton Towers, raportohet se kishte një ‘depresion të lehtë’ por nuk kishte precedentë tentativash vetëvrasjeje apo sëmundje serioze mendore.
Raporti i toksikologjisë tregonte se ai kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli në kohën e vdekjes.
Mjeku ligjor Daniel Howe thga në seancë: ‘Stephen vdiq si rezultat i rënies nga lartësia. Më herët ai dukej në humor të mirë. I kishte propozuar për martesë të dashurës dhe ishte i lumtur. Kishte bërë komente pozitive në rrjetet sociale me miqtë e familjarët, si dhe me rezidentë të tjerë të hotelit”.
“Nuk mund të përcaktojmë se kur ishte afruar te ballkoni dhe si ka rënë drejt vdekjes”, tha zyrtari
The post Britaniku bie për vdekje nga ballkoni i hotelit në Greqi pasi i propozoi të dashurës appeared first on ALBUK UK NEWS.